TË FUNDIT

Kardinali Troshani: Djemtë dhe vajzat po gënjehen për një grusht para

Kardinali Ernest Troshani është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të jenë zëdhënësit e mëdhenj të paqes, dashurisë, vllazërimit për drejtësinë vllazërore dhe për pushtimin e zemrave.

Ky është mesazhi i Kardinalit Ernest Troshani për politikën e shoqërinë shqiptare, të cilën e gjen në krizë me rikthimin në vend pas një mungese të gjatë si pasojë e misionit fetar në Firence të Italisë.

Kardinali Troshani: Jetojmë në kohën kur bota është në apostazi, është larg zotit.

Ai u rikthye në Shkodër për të kremtuar meshën e Zojës së Këshillit të Mirë, në muajin kushtuar pajtores së Shqipërisë, ku mesazhe të forta u dërgoi besimtarëve.

Sipas Kardinalit Krimet e Rënda burimin e kanë tek djalli, ndërsa shtoi se jetojmë në një botë larg Zotit duke qenë se rinia gënjehet me para dhe drogë.

Kardinali Troshani: Me një grusht pare, e me një grusht seks, drogë e mbrapshti, rrehen djemtë dhe vajzat e reja dhe i përdhosin në fundin e ferrit.

Pas meshës së shenjtë dhe një ditë qëndrimi në Shkodër, Kardinali 9 1 vjecar do të rikthehet në Itali, ku historia e tij është pjese e teksteve shkollore tashmë të klasave fillore Itali.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat