Një ditë më parë në Prishtinë një person me kallashnikov në “Lagjen e Spitalit” qëlloi 4 persona, dy prej të cilëve humbën jetën. dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Disa orë pas krimit të rëndë janë zbardhur edhe motivet. Bëhet fjalë për një pronë, ku disa vite më parë ka nisur një konflikt mes mes dy familjeve kosovare, Rafuna dhe Mehmeti, të cilat janë bashkëpronare të një ndërtese në Prishtinë.
Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës ka bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar. Sipas asaj që raporton “Indeksonline”, sherri ka nisur pasi një anëtar i familjes Mehmeti kishte vendosur disa blloqe pllakash në zonën e familjes Rafuna. Por një prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelm blloqet e vendosura duke thënë se ‘i ke vendosur në pronën e tij.
Konflikti ka vijuar dhe anëtarët e familjes Mehmeti që kanë goditur fizikisht një anëtar të familjes Rafuna. Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

