TË FUNDIT

“Kemi pak vështirësi për vaksinat por…”. Manastirliu reagon për protestën e kontrollorëve në Rinas, jep mesazhin e fortë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë qenë sot në Gjirokastër ku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve. Ministrja ka kujtuar edhe njëherë që nga mesi i javës do të ulet grupmosha e të vaksinuarve.

Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike.

Ministrja shtoi se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se janë të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat