Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jetë moti gjatë fundjavës. Ai tha se pritet që të ketë reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore të vendit.
Ndërkohë, vlerat termike do të pësojnë një rritje graduale deri ditën e shtunën, ku pritet që maksimumet të shkojnë deri në 29 gradë në zonat jugperëndimore.
Ndërsa të dielën do të kemi një ulje të temperaturave deri në 27 gradë celsius.
Sakaq në zonat malore, gjatë mëngjesit temperaturat do të jenë 9 apo 10 gradë.

