Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Beratit, ku një 16-vjeçare ka helmuar veten me pesticide pasi kërcënohej në mënyrë të vazhdueshme nga një shok i gjimnazit.
Bëhet me dije se 17-vjeçari i thoshte se kishte një video kompromentuese dhe do t`ia publikonte.
Adela Çaci nuk ka mundur të përballojë presionin e shokut të shkollës dhe vendosi që të vetëflijohet.
Adoleshentja ndërroi jetë ditën e djeshme në QSUT, ndërkohë familjarët dhe miqtë nuk e kishin kuptuar gjendjen e rëndë mendore dhe emocionale të vajzës.
Nga ana tjetër, policia ka arritur të arrestojë 17-vjeçarin të cilin e gjurmuan me anë të mesazheve kërcënuese nga celulari i viktimës./real-news.tv

