fbpx

Kërcënoi se do të vriste gruan se nuk e linte t’i kontrollonte celularin, shqiptarit i ndodh gjëma

G-teler.jpg

Një shtetas shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Volosit pasi u shpall fajtor për fyerje dhe dëme ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas mediave greke, , 45-vjeçari, akuzoi se ka pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-vjeçare, pasi ajo nuk e linte t’i shihte celularin ndaj dhe e kërcënoi me vdekje.

Në seancën gjyqësore mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, në prani të cilit ndodhi e gjithë ngjarja.

45-vjeçari, pronari i një dyqani ushqimor, ka debatuar në shtëpi me gruan e tij dhe pasi e ka sharë, e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste nëse nuk i jepte telefonin.

Më pas, ai e ka goditur me grusht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dhe dëme 43-vjeçares. Pas denoncimit ai u arrestua dhe tani duhet të vuajë dënimin në burg.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303