TË FUNDIT

Kërcet arma mes krushqve në Tiranë, babai i nuses plagos vëllanë e dhëndrit

Dy familje nga Kukësi por që prej disa vitesh jetojnë në “Valias të Ri”, janë përfshirë në një konflikt të ashpër ditën e djeshme, ku kanë nxjerrë armët.

Midis dy familjeve ka edhe lidhje krushqie. Bëhet fjalë për familjen e nuses, me mbiemër Vishaj, dhe familjen e dhëndrit, me mbiemër Dobrushi.

Shkak për ngjarjen është bërë dhuna fizike që dhëndri ka ushtruar ndaj nuses. Si pasojë babai i saj është hakmarrë bashkë me vëllezërit dhe me djalin.

Gjatë konflikt ka mbetur i plagosur vëllai i dhëndrit nga babai i nuses. Ndërsa janë arrestuar 4 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga të dy familjet.

Mendohet se i plagosuri është Naim Dobrushi, 43 vjeç, i cili është goditur me tytën e pistoletës dhe  sende të tjera të forta nga 61-vjeçari Miar Vishaj, babai i nuses së vëllait.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arrestimet

Shërbimet e Policisë së Komisariat nr.5 kanë marrë dje një njoftim se në lagjen Valias i Ri po ndodhte një konflikt midis dy familjeve, krushqi, ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.

Patrullat e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Miar Vishaj, 61 vjeç, banues në Valias të Ri.

Arrestimi i j u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me tytën e një arme, pistoletë, shtetasin Naim Dobrushi, 43 vjeç, vëllai i dhëndrit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasi Hasan Dobrushi, 40 vjeç, banues në Valias, Kamzë, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes 33- vjeçare, e cila është vajza e autorit të plagosjes.

Policia tha se u ndaluan edhe vëllai i autorit, 63-vjeçari Skënder Vishaj për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe djali i autorit, 28-vjeçari Shpresim Vishaj, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve me inicialet A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Arma e përdorur nga autori

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat