fbpx

“Kërcet” arma në Lushnje, plagoset 31-vjeçari (EMRI)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Shegan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar.

Burime nga policia  e Lushnjes i thanë “Real News” se 31-vjeçari Mario Arapi. është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe po punohet për kapjen e autorit.