Ndonëse demokratët të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, janë të shumtë, ky i fundit duket se do e lëshojë ‘karrigen’ e kryedemokratit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së mësohet se nuk ka pasur ndonjë vendim final, edhe pse kishte një ultimatum nga ana e deputetëve në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante Basha, pas kërkesës nga shumica e deputetëve të tij për largimin nga posti i kryetarit të PD-së.
Sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu u shpreh për mediat: “Se kur e jep dorëheqjen Basha nuk është në dorën time. Nëse Basha nuk reagon në kohën e duhur ne do të marrim hapat tonë. Grupi parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim sot”.

