Kërkohej për 4 vepra penale, Policia kap 46-vjeçarin

Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim për 4 vepra penale, u arrestua nga policia e Durrësit, pas urdhrit të prokurorisë.

I arrestuari është shtetasi V.A., 46 vjeç, banues në Durrës.

“Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh kanë ekzekutuar urdhrin e prokurorisë duke bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim V.A., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ”Përndjekja”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, “Veprime në kundërshtim me vendimet Gjykatës” dhe “Përdorimi me keqdashje të thirrjeve telefonike”, tha policia në njoftim.