fbpx

Kërkon bashkim me shqiptarët, historia kuqezi e Sanxhakut

auto_sanxhaku1441297451.jpg

E papritur është konsideruar nga mediat ideja që u publikua ditën e djeshme nga drejtuesit e Sanxhakut në Serbinë jugore për tu bashkuar me shqiptarët në Kosovë. (Lexo këtu)

Por a është kjo kërkesë absurde ashtu siç po mëtohet nga media apo analistë të ndryshëm? Çfarë përfaqëson Sanxhaku dhe pse kjo kërkesë e tyre nuk është në fakt ‘një rrufe në qiell të pastër’?

Dhuna, asimilimi, presioni i ka bërë që mbiemrave të tillë si Shkreli, Shoshi, Hoti, Shala, Kelmendi, Muriqi, Lajçi, Nika, Camaj, Leka, Zogaj tu shtohet prapashtesa sllave “iç” duke pretenduar së kështu do të mund të zhdukin prejardhjen e tyre shqiptare.

Në Sanxhak sot zyrtarisht shqiptarët nuk ekzistojnë. Autoritetet serbe kanë bërë gjithçka që t’ua bëjnë të pamundur jetesën por gjaku kuqezi thërret të banorët atje.

Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindramijëra shqiptarë u detyruan t’i braktisnin vatrat e tyre në Sanxhak por një pjesë e madhe e tyre ende jeton në trojet autoktone shekullore.

Deri në fillimin e shekullit të kaluar shqiptarët ishin shumicë e plotë por ndryshimi ndodhi menjëherë pasi në vitin 1912 Sanxhakun e pushtojnë trupat serbo-malazeze, të cilat nisën politikën e tyre të dhunshme të asimilimit dhe të dëbimit.

E vetmja mënyrë që shqiptarët të mund të ruanin shtëpitë e tyre dhe t’i shpëtonin dhunës së paprecedentë ishte t’i nënshtroheshin procesit të përzierjes me popullsinë boshnjake.

Sot Sanxhaku zyrtarisht ka një popullsi boshnjake si shumicë, dhe një pakicë të konsiderueshme serbe. Shqiptarët jetojnë vetëm në tri fshatra të rrethinës së Rozhajës, sipas regjistrimit zyrtar.

Por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Shqiptarët janë edhe sot e kësaj dite me qindra-mijëra aty, në ato toka ku kanë jetuar prej mijëra vitesh.

Një pjesë e tyre flasin shqip, disa nuk e dinë por janë të gatshëm të vërtetojnë se prindërit e tyre dhe gjyshërit e tyre gjuhën amtare kanë pasur shqipen.

Por ata ndjehen sot të braktisur nga shqiptarët e tjerë, politikanët dhe drejtuesit e shteteve shqiptare në Ballkan, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Apeli i tyre është i fortë. Ata nuk i kanë harruar rrënjët por duan vetëm një dorë, të mos ndihen të vetmuar.

Ndaj edhe ideja e tyre për bashkim me Kosovën nuk është një ide e “çmendur” por është si një klithmë e atyre zemrave kuqezi në ato troje për tu rikthyer në trungun e të parëve. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303