Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë me dije pak më parë se 16.544 qytetarë kanë plotësuar formularin online në Këshillimin Kombëtar, në 24 orët e para.
“Me falënderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”, shkruan Rama.

