Rikthimi i Conor McGregorit në rrugëtimin e tij drejt përpjekjeve për ta rifituar titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të lehta pritet të fillojë gjatë këtij viti.
Ylli irlandez tentoi ta rifitonte titullin në tetorin e vitit të kaluar, mirëpo ai pësoi humbje në raundin e katër nga kampioni në fuqi, Khabib Nurmagomedov.
Rimeçi me yllin nga Dagestani është në planet e McGregor, mirëpo vështirë se mund të ndodhë këtë vit. Edhe pse të dy aplikuesit e arteve të përziera marciale aktualisht janë të pezulluar, UFC planifikon që të organizojë një meç ndërmjet Khabib dhe Tony Ferguson.
Në këtë rast, Conor do të duhej të zhvillonte një ose dy duele me konkurrentët kryesore në kategorinë e peshave të lehta, para se t’i jepet shansi për të sfiduar për titull./real-news.tv/
Donald Cerrone
Dustin Poirier
Rafael dos Anjos
Nate Diaz
Paulie Malignaggi







