fbpx

Këta janë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki

auto_Komisioni_i_Rithemelimit_te_PD1639418577-1-780x405.jpg

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë në votimet për primare në gjashtë degët e partisë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie , Vladimir Manushi, mjek dentist.

Për primaret e Shkodrës, grupi i ish-kryeministrit do kandidojë Alfred Kocobashin, jurist, Arben Maliqi, po ashtu jurist, Astrit Bushati, jurist, Bardhi Sphia, mjek, Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Alushi, pedagoge matematike.

Së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303