fbpx

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që nuk mbeten kurrë pa para në portofol

para.jpeg

Virgjëresha:

Virgjëresha ka një marrëdhënie shumë të mirë me paratë, aq sa nuk do të ekzagjeronim po të thonim se leku është bërë pikërisht për të. Të lindurit e shenjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, kështu që sa herë keni nevojë për ndihmë, mund t’u drejtoheni pa problem pasi kanë gjithmonë diçka të ndarë mënjanë.

Akrepi:

Ashtu sikundër virgjëresha, edhe akrepi është i ‘’marrosur” pas parasë. Janë administrator të lindur, dinë të menaxhojnë shpenzimet aty ku duhet dhe të mos e privojnë veten nga kënaqësia e blerjeve apo shërbimeve personale. Pavarësisht shpenzimeve dhe nevojave të përditshme, akrepi kursen dhe mendon për të ardhmen.

Bricjapi:

Natyra analitike dhe përllogaritëse e bricjapëve është asi nën mëngë që u nevojitet për të marrë gjithmonë vendimet e duhura kur bëhet fjalë për paratë. Dinë të bëjnë investime të mençura dhe të frytshme, si dhe të kursejnë kur dhe ku duhet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303