29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kina pret Vitin e Ri

spot_img

Kina pret sot Vitin e Ri me shfaqje mahnitëse, me performancën e dragoit tradicional dhe darkat familjare. Si një nga festat më të rëndësishme për 1.3 miliardë banorët e Kinës, Festivali i Pranverës është një kohë për t’u kthyer në vendlindje dhe për t’u bashkuar me familjen dhe miqtë. Ky njihet ndryshe si emigrimi më i madh i njerëzve që ndodh në të gjithë botën.

Qytetet në të gjithë Kinën janë të zbukuruar me fanarë dhe dekorime të ndritshme për ditën më të rëndësishme, e cila gjithashtu festohet edhe në Vietnam dhe komunitetet kineze përreth Azisë dhe në mbarë botën. Pavarësisht se festa e tyre ka nisur që javën e kaluar, Viti i Ri kinez nis më 5 shkurt dhe përfundon me Fesivalin e Fanarëve më 19 shkurt. Ndërsa Kina është shtatë orë përpara orës sonë zyrtare, nga nesër shënohet nisja e Vitit të Derrit, sipas kalendarit astrologjik kinez./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat