Kishin ardhur për pushime, 61-vjeçari vret gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren. Një 61-vjeçar ka vrarë gruan e tij mbrëmjen e së martës. Sipas informacioneve të “Express”, çifti kishin ditë që kishin ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Dyshohet se një zënkë e tyre bëri që 61-vjecari të shkrep me armë zjarri, plumbat e së cilës dyshohet se i morën jetën 42-vjecares, A.V., mbrëmë pas orës 23:00, në lagjen ‘Hysni Morina’ të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 15 gëzhoja, të cilat u shkrepën nga revolja me të cilën dyshohet të ketë ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’.

61 vjeçari është vënë në pranga, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes.