Kishte 20 ditë që kishte filluar punë, po shkonte në shtëpi kur e aksidentojnë, Gardiani i Burgut në gjendje të rëndë

Gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është aksidentuar teksa po shkonte në shtëpi vetëm 20 ditë pasi kishte filluar punë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00, kur 52-vjeçari ka lënë turnin dhe është nisur për të shkuar në shtëpi.

Në pamundësi për të lëvizur me automjetin e tij, 52-vjeçari ka shkuar tek një shok për ta marrë nga puna. Rrugës për në shtëpi ka ndodhur edhe aksidenti.

Aktualisht Manaj ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor për fraktura në kokë dhe në krah. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gardiani jeton në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit dhe kishte nisur punë prej vetëm 20 ditësh në burg.