Kishte bërë gati drogën për ta shitur, “fundoset” i riu në Tiranë, si u zbulua nga dy persona

431adb1a-18fb-4e3d-a8c3-266dd8967b0b-600x450.jpg

Një person është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërndarje të narkotikëve.  Bëhet me dije se në pranga ka rënë O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me inicialet R. L. dhe E. Sh.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303