fbpx

Kjo është shenja më xheloze e horoskopit

horoskopi-1.jpg

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e Akrepit xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda. Ndonëse partneri, partnerja ju ofron sigurinë dhe dashurinë për të cilën kanë nevojë, personat e lindur në këtë shenjë kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të tyre.

Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes.

Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303