Klement Zguri, partive politike: Zgjedhjet e 30 qershorit, shembull pamaturie

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri vuri theksin te ‘’klima e polarizuar politike’’, e cila ka sjellë pengesa në miratimin e disa propozimeve që ky komision ka bërë për transparencën e financimit të partive politike, etj.

Gjatë paraqitjes së raportit në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kreu i organit mbarëvajtës të zgjedhjeve kritikoi dhe procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ishin shembull i një kokëfortësie dhe mungese maturie të kësaj klime politike.

Në fjalën e tij, Zguri theksoi se KQZ nuk është e imunizuar nga influenca e atmosferës politike në vend.