fbpx

Klosi: Shqipërinë e kanë vizituar 6,7 mln turistë

blendi-klosi-profil.jpg

I ftuar në “Dritare me Rudinën” që edhe këtë të martë u zhvendos në ambientet e “Prestig Resort” në Golem, në një emision dedikuar turizmit, ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se edhe pse 2019 shihej si një vit problematik për turizmin, për shkak të situatës politike, numri i turistëve është në rritje.

“O ishte sezon me probleme 2019, me shumë frikëra, plasi këtu, plasi aty, do ndodhi s’do ndodhi, molotovi debati, sherri, a do ndodhi Shqipëria të kthehet në 1997, dhe numri i turistëve është në rritje. Kriza politike ndikoi shumë ndikoi.” theksoi Klosi.

Ministri tha se ndryshimet janë gjithnjë e më shumë pozitive, çka solli që në vendin tonë të hyjnë 6,7 milion të huaj këtë vit.

Ne duhet të kemi një lloj krenarie se në krahasim me vendet e rajonit ne po ecim shumë shpejt. Kemi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Flas me hyrjet në kufi, janë 6,7 milionë të huaj që hyjnë në vendin tonë këtë vit. Duke u rritur numri, rritet edhe kërkesa për të rritur çmimet, për tu bërë vend më atraktiv”,- shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303