Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë sot një kërkesë për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Pas kësaj kërkesë ka ardhur edhe reagimi i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se ka nisur verifikimi i fakteve për rastin e prokurorit Arjan Ndoja.
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./

