TË FUNDIT

Kocijançiç: Taksa pengesë për dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ndërsa nuk deklarohet për njëanshmërinë e BE-së.

Ajo thotë se BE-ja pret që të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë, të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka për qëllim të promovojë bashkëpunim dhe pajtim mes të dy palëve, t’i ndihmojë ato që të shënojnë progres në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetët e popujve. Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane”, thotë ajo.

Duke folur për situatën e brishtë që është krijuar mes dy vendeve, Koçijançiç ka thënë se vendimi i autoriteteve kosovare i nëntorit të vitit të kaluar për të vendosur tarifa ndaj produkteve të importuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nuk ka ndihmuar në krijimin e ambientit të nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

Ajo ka thënë se BE-ja mirëpret përfshirjen e ekipit negociator, si përkushtim të palës kosovare në normalizimin e procesit të dialogut. Teksa nuk ka dashur të komentojë rreth qëndrimeve të palëve në dialog./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat