Kodi i ri Zgjedhor, Meta: Të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 Qershorit

meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të opozitës për mbledhjen e Këshillit politik, nesër në orën 10:00.

Pas mbledhjes së djeshme palët dolën pa konsensus pasi opozita e bashkuar kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave, ndërkohë që mazhoranca nuk i ka pranuar këto kërkesa. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas tij me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

 

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303