Komisioni i Reformës Zgjedhore nis me opozitën e re, ja çfarë po ndodh

Që prej kohës kur PD dhe aleatët dolën nga Kuvendit, është mbledhur sot për herë të parë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë ambasadorët në Shqipëri dhe do të diskutohet për miratimin e axhendës së punës së komisionit.

Mbledhja ka si qëllim miratimin e ekspertëve pranë komisionit dhe miratimin e kërkesës për mbështetje nga OSBE. Kujtojmë se Kuvendi ka ndryshuar formulën e Reformës Zgjedhore. Ky ndryshim vjen pas negociatave me deputetët e opozitës së re, duke përfshirë kështu në komision edhe këta të fundit.