Është kallëzuar në SPAK Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar në SPAK kallëzim Penal ndaj tyre, për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, të udhëhequr nga Sali Berisha.
Në padi, grupi i Berishës akuzon Bashën e Bardhin se kanë penguar zhvillimin e protestës dhe kanë përdorur lëndë kimike në drejtim të protestuesve, si dhe për shkatërrim prone. Protesta e 8 janarit para Partisë Demokratike u shoqërua me akte dhune nga protestuesit, të cilët thyen dyert dhe xhamat e selisë blu.

