Mësohet se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Një pjesë e anëtarëve mbërritën në selinë blu dhe u futën në zyrat e kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. Në seli ndodhen Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe një pjesë e anëtarëve të “Rithemelimit” po vijojnë mbledhjen e nisur pak minuta më parë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se “vendimi nuk mund të ishte ndryshe” dhe iu drejtua me një mesazh për bashkim të gjithë demokratëve.
Sakaq, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si skandaloz vendimin e sotëm të gjykatës dhe tha se do të ankimohet.

