23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Komisioni i Sigurisë miraton vetingun për policinë, do ta bëjë SHÇBA

spot_img

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar ndryshimet ligjore që i japin SHCBA-së kompetencën për të kryer vettingun në polici. Ndërkaq komisioni i jashtëm i vlerësimit që do të vetojë zyrtarët e lartë me grada madhore në polici do të ketë 50 anëtarë të cilët do të kenë paga.

Komisioni i Sigurisë miratoi propozimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që vettingun e efektivëve të policisë së shtetit dhe gardës ta bëjë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Me ndryshimet e reja do të jetë komisioni i jashtëm i vlerësimit që do të vetojë rreth 250 punonjës të gradave të larta, ndërsa SHÇBA do të kryejë proçesin e vettingut për efektivët e policisë.

Diskutimet për ndryshimet në ligjin e mëparshëm të Fatmir Xhafajt për vettingun në polici sollën debate mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Komisioni i jashtëm i vlerësimit, që do të vetojë efektivët e gradave të larta, përmban 50 anëtarë në organikë, të cilët do të kenë një pagë mujore prej 190 mijë lekë të rinj.

I pyetur nga deputeti më i ri të parlamentit nga listat e LSi, për efektet e vettingut, Ardi Veliu tha se procesi do të sjellë vakum, pavarsisht rekrutimit të punonjësve të rinj.

Pas miratimit në komision, tashmë ligji i ri për vettingun e policisë pritet të dërgohet për votim në seancë plenare.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat