TË FUNDIT

Konferenca e kryetarëve, Taulant Balla jep mesazhin e rëndësishëm para mediave

Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me shqyrtimin e komisioneve hetimore.

Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e Opozitës për të hetuar çështje që pikë së pari kanë një interes publik. Puna e tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm. Kërkesat janë depozituar në fund të javës së kaluar, kanë hyrë në diskutimin e konferencës së kryetarëve siç e parashikon dhe rregullorja. Do të hyjmë në një objekt diskutimi për objektin e këtyre komisioneve. Mund t’ju them se sa më i vogël të jetë numri i anëtarëve të komisioneve, aq më efektive është puna. U duhet lënë edhe hapësirë deputetëve që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare. Gjej rastin të falënderoj deputetët e Opozitës që ramë dakord dhe për mënyrën e zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve duke vendosur Kuvendin në një linjë me universitetet dhe shkolla. Në këtë aspekt pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike dhe çdo deputet duhet të jetë i vaksinuar ose të paraqesë testin që tregon se është negativ. Unë dua që t’i fillojmë diskutimet që sot, me dëshirën e mirë që kjo çështje të mos jetë pjesë e një pakete, por po punohet ende për një ndryshim shumë të vogël. Bëhet fjalë për një mandat shtesë 2-vjeçar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat