Konstandini kërkon leje për varrimin e të atit, letra që dërgoi ditë më parë

Djali i skenaristit dhe producentit shqiptar, Gjergj Xhuvani, Konstandin Xhuvani ka kërkuar leje nga drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Kostandin Xhuvani, ndodhet në burg për vrasje të katërfishtë.

Ndërkohë pak ditë më parë, djali i aktorëve Xhuvani,  Konstandini i ka dërguar një letër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt. Ai i kërkonte që mos ta transferojnë nga burgu i Fushë-Krujës drejt Peqinit.

“Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta ditën e sotme në Romë, ku ishte i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore së fundmi ishte përkeqësuar.