23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Konsumi i alkoolit rrit presionin e gjakut

spot_img

Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të rritur presionin e gjakut, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit thonë se pirja e shtatë deri në 13 pijeve alkoolike në javë, mund të dyfishojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Këto gjetje bien ndesh me këshillat e NHS në Britani, ku thuhet se një gotë verë në ditë nuk është e rrezikshme.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Baptiste në Wake Forest, në Karolinën e Veriut, studiuan efektin e pijeve alkoolike dhe presionit të gjakut në më shumë se 17,000 persona.

Ata gjetën se konsumimi i shtatë pijeve në javë, mesatarisht, është i mjaftueshëm për të rritur rrezikun për presion të lartë të gjakut.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një pikë kthese për praktikën klinike, arsimin dhe politikën e shëndetit publik lidhur me konsumimin e alkoolit”, tha Dr Amer Aladin, autori i studimit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat