TË FUNDIT

Kontakti fatal i punëtorit me energjinë elektrike, policia jep detajet tronditëse

Një punëtor ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në fshatin Theth ditën e sotme.

Ai po shkarkonte tulla nga mjeti i tij i transportit dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Më datë 13.09.2019, ora 15:40, në qendër të fshatit Theth, Shkodër, duke punuar me një mjet vetshkarkues ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen shtetasi A. C. 32 vjeç, banues në lagjen Mark Lula, Shkodër.

Në vendngjarje është nisur menjëherë grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat