TË FUNDIT

Kontejnerët në Durrës, Artan Hoxha tregon se kush fshihet pas kësaj historie

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion lajmeve të Report Tv foli për kontenierët që u kapën sot në Durrës ku u arrestuan dy persona ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.

Ai ka rrëfyer se cilat mund të kenë qenë veprimet e tre personave.

“Që të dokumentosh aktivitetin kriminal të një grupi duhet ta kapësh me lëndë narkotike. Ata kanë marrë kokainë nga kontenieri. Bëhet fjalë për kokainë, sepse duhet dokumentuar aktiviteti i grupit kriminal. Deri tani janë nxjerrë tre emra, mes tyre emri i biznesmenit Gentian Malindi. Janë me origjinë nga Skrapari dhe jetojnë në Durrës, është nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.  Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Në nivele të tilla bexhi është gjëja më qesharake. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Ne e dimë shumë mirë si dilet dhe hyhet në Portin e Durrësit. Duhet të dimë: Kjo linjë sa ka kohë që vepron? Është kjo rruga e parë, e 10, e 15? Kush është pas kësaj historie? Deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri. Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka”, tha Artan Hoxha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat