fbpx

Kontroll blic në Librazhd, gjendet drogë në një zonë të pyllëzuar

policia-librazhd-770x433.jpeg

Policia e Librazhdit ka informuar se gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, ka gjetur aty drogë të llojit kanabis.

Forcat policore thonë se për rastin janë proceduar dy zyrtarë lokalë, kurse po kërkohet për autorët.

Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.H., ( inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., ( kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303