TË FUNDIT

Konventa për dhunën ndaj grave në punë/ Manastirliu: Gratë duhen mbështetur ekonomikisht

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastilirlu në fjalën e saj në Kuvend prezantoi Projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”.

Ministrja deklaroi se gratë duhet mbështetur dhe fuqizuar ekonomikisht në mënyrë që të zvogëlohen barrierat penguese me të cilat ata ndeshen në tregun e punës. Ministrja tha se do i ofrohet mbështetje grave sipërmarrëse dhe do të krijohen lehtësira fiskale për to.

“Po punojmë për rritjen e aksesit të grave dhe vajzave në sekserë jo tradicional dhe mbështetjen e tyre nga sistemet e mbrojtjes. Fuqizimi ekonomik i grave mbetet një aspekt kyç ku janë marrë një sërë masash ku synohet përparimi ekonomik në punë.  Zvogëlimi i barrierave me të cilat ndeshen gratë në tregun e punës do të krijojë mundësi të tjera për to. Mbështetja e sipërmarrjes së grave dhe krijimi i lehtësirave fiskale do të ndërmerren në vazhdim. Një konventë të tillë merr një rëndësi të posaçme në mbrojtën e të drejtave të njeriut dhe grave”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat