Katër persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se ata janë të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .
Si rezultat i operacionit të policisë, në pranga ranë një 24 vjeçar, një 25, 34 dhe 47 vjeçar.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni “Beshishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike
Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë.
Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .
Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.
Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;
- D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund;
- A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi;
- P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën 45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .
Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis.
Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit:
▪ A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.
Kontrolli masiv i territorit vijon.

