fbpx

Korça e Devolli ‘nuk gjejnë paqe’, 19 tërmete në 24 orët e fundit

terme.jpg

Rajoni juglindor i Shqipërisë ditët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmet me intensitet të ulët, por që ka shkaktuar panik tek banorët.

Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 km.  Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë.

Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.

Mëngjesin e të premtes (1 nëntor) një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Prefekti i qytetit juglindor, Dhori  Spirollari ka deklaruar se  janë thelluar dëmet konkretisht në  6 banesa në Qafzezë dhe në 4 të tjera  Vidohovë.

Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive  që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303