Korçë/Përplasen makinat, tek njëra 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite më aksin rrugor Korçë-Maliq, ku dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Drithasit.

Një i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë  në spital, ndërsa në njërën prej mjeteve ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familjeje, raporton BalkanWeb.

Ende nuk dihet shkaku, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu nuk behët me dije identiteti i katër anëtarëve të familjes, por as i të plagosurit, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçë./real-news.tv/