fbpx

Korçë, u kap duke transportuar 15 emigrantë, arrestohet 39-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

korceeeeeeeeeeee.jpg

Një 39-vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Njoftohet se M.Sh., u kap nga policia në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama” 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy qytetarë të tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit.

Për pasojë, u shpallën në kërkim M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303