Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut tha të hënën se Pheniani është i gatshëm të rinisë bisedimet me Shtetet e Bashkuara në fund të shtatorit.
Bisedimet mes dy vendeve janë bllokuar që nga një samit i dështuar mes dy udhëheqësve në muajin shkurt.
Takimi mund të mbahet në një kohë dhe vend të rënë dakord midis të dy palëve, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Choe Son Hui në një deklaratë të bërë publike nga agjensia zyrtare e lajmeve KCNA./real-news.tv/

