fbpx

Koreja e Veriut mund të braktisë negociatat me SHBA

trump-kim-1.jpg

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un mund të heqë dorë nga bisedimet për denukelarizim me Shtetet e Bashkuara, dhe të fillojë testimet raketore dhe ato bërthamore, ka zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi, Choe Sun-hui.

Ajo u ka thënë diplomatëve të huaj se SHBA-ja ka hedhur poshtë një “mundësi të artë” në samitin e fundit të mbajtur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un.

Koreja e Veriut ka thënë në këtë samit se mund të mbyllë zonën bërthamore, Yongbyon. Mirëpo negociatat kanë ngecur pasi presidenti Trump ka refuzuar të heqë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, përveç nëse kjo e fundit shkatërron të gjitha zonat bërthamore.

Në samitin e dytë të mbajtur në Hanoi të Vietnamit, të dyja palët nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe kanë ndërprerë takimet më herët se që ishte planifikuar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303