Koreja e Veriut mund të ketë lëshuar sërish raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë që një raketë e lëshuar afër portit të Wonsan fluturoi rreth 450 km dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë.
Nëse konfirmohet, ky veprim do të shënonte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga maji.
Kryeministri japonez Shinzo Abe reagoi duke thënë se ky veprim është një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.
Disa orë më parë, Pheniani kishte thënë se bisedimet e denuklearizimit me Uashingtonin më në fund mund të rinisnin më vonë këtë javë./real-news.tv/

