23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Koreja e Veriut tërhiqet nga zyra ndërlidhëse me Korenë e Jugut

spot_img

Koreja e Veriut është tërhequr nga zyra ndërlidhëse me Korenë e Jugut, e cila u hap vitin e kaluar dhe u cilësua si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve.

Zyrtarët koreano-verior thanë se u njoftuan të premten me vendimin dhe se stafi korean0-verior do të tërhiqet gjatë ditës së sotme.

Seuli shprehu keqardhje dhe i bëri thirrje Phenjanit që të rikthejë përfaqësuesit.

Ky zhvillim pason një samit të dështuar midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un, muajin e kaluar, në Hanoi.

Dy liderët u takuan për të biseduar rreth çarmatosjes së Koresë së Veriut, por takimi përfundoi pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara i refuzuan kërkesat e koreano-veriorëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Zyra ndërlidhëse, e vendosur në qytetin kufitar Kaesong, u ka mundësuar zyrtarëve nga Koreja e Veriut dhe e Jugut që të komunikojnë në baza të rregullta, për herë të parë që nga lufta në Gadishullin Korean, në vitet 1950.

Kur është hapur në shtator të vitit 2018, zyra është cilësuar si hap i rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy Koreve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat