fbpx

Koreja e Veriut teston raketa me rreze të shkurtër

kim.jpg

Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me rreze të shkurtër, sipas raporteve të Koresë së Jugut.

Raketat u lëshuan nga gadishulli Hodo në lindje të vendit, tha Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë lëshimi i parë i raketave që nga koha kur Pheniani provoi një rakete balistike ndërkontinentale në nëntor 2017.

Muajin e kaluar, Pheniani tha se kishte testuar atë që përshkroi si një “armë taktike”.

Ky ishte testi i parë që nga samiti i Vietnamit midis udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Presidenti Trump u largua nga ajo që ai e përshkroi si një marrëveshje e keqe e ofruar nga Kim Jong-un në Hanoi në muajin shkurt.

Sipas mediave, autoritetet koreano-jugore po analizojnë detajet e  këtij veprimi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303