TË FUNDIT

Koronavirusi/ Banorët në Durrës dalin në protestë, shpërthejnë keq ndaj Ramës

Disa banorë të lagjes nr 8 në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme. Ata kanë pakënaqësi ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilët thonë se e kanë mbështetur me votë dhe tanimë është koha që ai t’i ndihmojë.

Banorët theksojnë se kanë paqartësi në aplikimet online që qeveria ka vendosur në dispozicion.

“Edi Ramën e kemi mbështetur me votë për të ardhur në pushtet, sot është dita që ai të na ndihmojë për të jetuar”, shprehet një prej banorëve.

Ndërkohë numri i të infektuarve nga COVID-19 është rritur sërish ditën e sotme në vendin tonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat