fbpx

Koronavirusi/ Leonard Solis bën deklaratën e fortë, parashikon lajme shumë të këqija për vjeshtë

Çfarë do të ndodhë në vjeshtë? Do të kemi një rikthim të covid-19? Për ish-ministrin e Shëndetësisë Leonard Solis gjatë verës koronavirusi do të transmetohet në vatra dhe nuk do të zhduket.

“Kjo situatë nuk është mbyllur edhe pse fazën e parë Shqipëria e kaloi shumë mirë. Gjatë verës virusi do të transmetohet në vatra. Nuk do të zhduket. Bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina”, tha Solis.

Ai deklaron se Shqipëria e fitoi fazën e parë të luftës me Covid, por në verë dhe veçanërisht në  vjeshtë, forca goditëse e virusit do të jetë edhe më e fortë.

Në një intervistë për abcneës, Solis u shpreh se tashmë Shqipëria duhet të përshpejtojë hapat për t’u hapur, pasi numri i të sëmurëve kronik në vend nuk është i ulët

“Fazën e parë dhe shumë të rëndësishme falë masave të marra e kaluam shumë mirë. Vetëm në QSUT ka 70 vdekje në muaj. Bllokimi i të gjitha strukturave dhe mungesa e të sëmurëve kronikë do të sjellë rezultate të tjera.

Sanatoriumi është strukturë e domosdoshme. Në vitin më të qetë vdesin 21 mijë për shkaqe të ndryshme. Por kurrë nuk ka qenë ky spital kaq bosh. Sot njeriu e ndjen veten zbuluar nga sëmundje kardiovaskulare. Hidhemi në krahun e penalltisë, por me vonesë. Duhet një strategji më e shpejtë”, u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë.