16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Koronavirusi, Ministria raporton serish shifra të frikshme, situata është shumë e rëndë

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e para pak minutave ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e Covid-19.  Ndërkohë që 155 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacientë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat