fbpx

KORONAVIRUSI/ Rritet numri i të vdekurve edhe në Greqi

Edhe në Greqi rriten shifrat e viktimave të covid-19.  Mësohet se janë 35 të vdekurit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit ja kanë humbur jetë 3 persona . Ndërkohë numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,061 ku 66 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Bëhet me dije se viktimat janë shënuar njëri në Athinë, njëri në Selanik një në Aleksandrupoli dhe të tre të gjinisë mashkullore.

Mësohet se ata ishin në moshë të thyer dhe vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.