TË FUNDIT

Kosova, marrëdhënie diplomatike me Kolumbinë

Republika e Kosovës dhe Kolumbia do të ketë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Njoftimi vjen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ka marrë një letër nga homologu i tij nga Republika e Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo Garcia, nëpërmjet së cilës ai njoftohet mbi dekretin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve.

Kjo letër pason pas një takimi që Pacolli kishte zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo Garcia, në pjesën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat